Klopp flet pas sfidës me Milan: Ishte një ndeshje e përsosur, përveç faktit se...

Klopp flet pas sfidës me Milan: Ishte një ndeshje e përsosur, përveç faktit se...

13:01, 16/09/2021

Liverpool arriti një fitore të vështirë në “Anfiled” ndaj Milanit në ndeshjen e grupeve të Champions League. “Të kuqtë” mposhtën me përmbysje 3-2 italianët. Liverpool kaloi në avantazh shumë shpejt pas autogolit të Tomori.

Mirëpo anglezët shpërdoruan gjithçka në 110 sekonda kur Milani përmbysi rezultatin. Fitorja erdhi, siç edhe pritej, ndaj edhe trajneri Jurgen Klopp vendos t’i njohë meritat klubit Lombard.

“Ishte një ndeshje thuajse e përsosur, përveç faktit se për pak desh humbëm. Repartet tona humbën lidhjet dhe pësuam dy gola. Fatmirësisht patëm rastin që të rimerrnim në dorë ndeshjen duke shënuar edhe ne dy gola shumë të bukur”, – shpjegoi në konferencë për shtyp trajneri gjerman.

Nervozizëm për 95 minuta, por edhe një shpërthim gëzimi në vërshëllimën e polakut Marciniac. Tekniku i Liverpoolit shpjegoi emocionet e tij duke thënë se:

“Nuk isha e nuk jam i mërzitur. Me thënë të drejtën e prisja që mund të ndodhte kështu, sidomos duke marrë për bazë ato që ndodhën në dhjetë minutat pararendëse të golave të Milanit. U mundova t’i përçoja mesazhet e mia djemve në fushë, por e pata të vështirë sepse tifozët në tribunë po dhuronin spektakël.

Në mesfushë duhet të jesh gjithmonë i organizuar dhe ne nuk ishim, ndaj edhe u ndëshkuan. Mezi prita pushimin e ndeshjes për të sistemuar disa nga problematikat tona”. Një tjetër diskutim në konferencën e Kloppit kishte të bënte me zgjedhjet e formacionit fillestar.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco