'Kemi gjunjë të fortë, do ja dalim' / Myler optimist për ndeshjen kundër Barcelonës

'Kemi gjunjë të fortë, do ja dalim' / Myler optimist për ndeshjen kundër Barcelonës

13:47, 13/09/2021

“Një fitore 4-1 ndaj një kundërshtari direkt është gjithmonë diçka që të mbush me pozitivitet”, tha Tomas Myler pas ndeshjes së të shtunës. Mesfushori i Bajernit tha se ky triumf erdhi në kohën e duhur
 “Nuk mendoja se skuadra do të ishte kaq në formë pas ndeshjeve me kombëtaren. Të gjithë e dimë se sa e vështirë është pas një periudhe të tillë. Gjithsesi treguam se kemi gjunjë të fortë dhe që mund të përballojmë më shumë.
 
Tani kemi Barçën, një ndeshje që duhet fituar edhe pse nuk do të jetë e njëjtë me këtë të fundit. Kundërshtari nuk ka nevojë për prezantim.
 
Ta ulim kokën dhe të punojmë për të përgatitur sa më mirë këtë sfidë shumë të rëndësishme në Europë”
, pohoi mesfushori i kampionëve të Gjermanisë pas sfidës në Lajpcig.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco