U përplas me Hamilton në pistën e Monzas, Verstapen shpallet fajtor dhe dënohet nga gjyqtarët e garës

U përplas me Hamilton në pistën e Monzas, Verstapen shpallet fajtor dhe dënohet nga gjyqtarët e garës

22:02, 12/09/2021

Max Verstappen është fajtor për përplasjen e sotme në Çmimin e Madh të Italisë me Lewis Hamilton dhe u gjobit për këtë.

Kishte kaluar pak më shumë se gjysma e garës, kur dy rivalët për titullin botëror u gjendën përkrah njëri-tjetrit në një prej kthesave të pistës. Hamilton ishte në bokse, por ia doli të linte pas Verstappen.

Holandezi u përpoq ta kalonte pilotin anglez, por pati kontakt dhe Red Bull i tij hipi mbi Mercedesin e Lewis.

Pjesa e poshtme e makinës së Verstappen shkoi direkt mbi kokën e Hamilton, dhe pa "aureolën", do ta kishte goditur britanikun direkt në kokë, gjë që mund të kishte qenë fatale.

Për fat të mirë, "Halo" e shpëtoi Hamilton nga dëmtimet i rëndë në kokë dhe madje edhe vdekja.

Pas garës, gjyqtarët shqyrtuan imazhet e situatës dhe arritën në përfundimin se Verstappen ishte fajtor.

Piloti i Red Bull u ndëshkua me tre pozicione në garën e ardhshme. Kjo do të thotë që Max në Soçi do ta nisë garën me tre pozicione më poshtë nga renditja e tij në kualifikuese.

Në renditjen e pilotëve, Verstappen kryeson ende me pesë pikë më shumë se Hamilton (226.5 - 221.5).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco