Zyrtare/ Kevin Prince Boateng kthehet sërish tek...

Zyrtare/ Kevin Prince Boateng kthehet sërish tek...

17:55, 23/06/2021

Në vitin 2006, bëri debutimin si futbollist profesionist në Bundesliga nën ngjyrat e Hertha Berlin. Tashmë ai është rikthyer sërish tek skuadra gjerman. Kevin-Prince Boateng, 34 vjeç, i lindur në kryeqytetin gjerman, por përfaqësues i Ganës në futboll, largohet nga ekipi italian i Monzas në Serie B dhe i bashkohet Herthas, ku ai nënshkroi një kontratë deri në 2022.

 

Pas provojës së parë në Berlin, mesfushori sulmues iu bashkua Tottenham, më pas ishte pjesë e Dortmund, para se të transferohej në Portsmouth. Luajti për Genoa dhe Milan , para se të transferohej te Schalke 04 dhe të kthehej sërish te kuqezinjtë. Pjesa tjetër ishte më konfidenciale: Las Palmas, Frankfurt, Sassuolo, stoli i Barçës, Fiorentina dhe Besiktas ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco