FOTO/ Zlatan Ibrahimovic mbërrin në Kosovë

FOTO/ Zlatan Ibrahimovic mbërrin në Kosovë

14:12, 27/03/2021

Ekipi i Suedisë ka mbërritur në Kosovë dhe do të nisë përgatitjet për ndeshjes e së dielës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në mes të shumë lojtarëve të ardhur në “Dardani”, binte në sy një emër mjaft i madh i futbollit botëror: Zlatan Ibrahimovic, i cili do të luaj nesër kundër përfaqësuese dardane.

Duket se moti i mirë me diell në Kosovë nuk i bën përshtypje Ibrahimovic-it që nesër ka një mision të vështirë përballë përfaqësueses së Dardanëve.

Suedezët, nisin stërvitjet në orën 17:30 në “Fadil Vokrri” dhe pastaj mbajnë konferencë për media në orën 18:40.

Ndërsa konferenca për media e “Dardanëve” mbahet në ora 18:00 dhe stërvitjet nisin në mbrëmje duke filluar nga ora 19:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco