FOTO/ Colella jep dorëheqjen, kandidatët për stolin e Apolonisë

FOTO/ Colella jep dorëheqjen, kandidatët për stolin e Apolonisë

13:46, 01/12/2020

Vetëm 2 pikë në 5 ndeshje dhe ajo disfatë turpëruese me shifrat 6-1 ndaj Laçit i vunë kapak aventurës së Giovanni Colellas në stolin e Apolonisë.

Klubi fierak mbrëmjen e të hënës ka bërë me dije se trajneri italian ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së thellë 6-1 ndaj Laçit, dorëheqje që është pranuar nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë falenderuar italianin për punën e bërë gjatë këtyre javëve dhe janë vendosur menjëherë në kërkim të një trajneri të ri, pasi kalendari i Kategorisë Superiore në këtë sezon është shumë i ngjeshur dhe koha nuk pret.

Kandidatët

Gjatë orëve të mbrëmjes të së hënës, ka qarkulluar brenda ambientit të Apolonisë emri i teknikut të saposhkarkuar nga Gjilani, Gentian Mezani.

Vlonjati është alternativë e pëlqyeshme për drejtuesit, të cilët e kanë mirëpritur emrin e tij.

Image

Pritet që të ketë zhvillime pozitive në këtë rast, sipas burimeve brenda kampit bardhejeshil.

Drejtimi momental i skuadrës i është besuar zëvendëstrajnerit Nikolin Çoçlli, i cili do të merret me përgatitjen e Apolonisë për ndeshjen me Kukësin.

Përmendet edhe kavajasi Ndriçim Kashami, Elidon Demiraj dhe Marjol Miho, të tre të lirë për momentin.

Nuk mungojnë në këtë listë emra të shquar të trajningut, siç është Shpëtim Duro, që e ka drejtuar Apoloninë në sezonin 2000-2001 apo edhe Armando Cungu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco