Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Sistemi VAR në Shqipëri/ Nis prezantimi i teknologjisë për arbitra e asistentë

Sistemi VAR në Shqipëri/ Nis prezantimi i teknologjisë për arbitra e asistentë

13:42, 25/09/2020

Është zhvilluar seminari i parë për sistemin VAR (Video Assistant Referee), i cili është planifikuar të implementohet në kampionatin e Kategorisë Superiore duke filluar nga sezoni 2021-2022.

Në këtë aktivitet, që u zhvillua në datat 22-23 shtator 2020 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ishin pjesëmarrës arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore, të cilët do të jenë në rolin e VAR-it (arbitrat) dhe AVAR-it (asistentët).

Lektorët e këtij seminari ishin Aleksandër Papin, përfaqësues i kompanisë EVS që do të bëjë të mundur implementin e sistemit dhe Mike Van Der Roest, udhëheqës i projektit VAR në FIFA, i cili për arsye të situatës së pandemisë nuk mundi të ishte i pranishëm fizikisht, por leksionin e tij e prezantoi përmes video-konferencës.

Në ditën e parë objekti i seminarit ishte prezantimi për arbitrat i teknologjisë, që është diçka e re për pjesëmarrësit dhe kërkon njohuri në përdorimin e saj.

Në ditën e dytë, instruktori i FIFA-s shpjegoi të gjithë protokollin e sistemit VAR në vendimmarrjet në fushë, gjë të cilën e bëri më të kuptueshme me atë të situatave reale gjatë ndeshjeve të kompeticioneve të FIFA-s, por edhe me anë të pyetësorëve të ndryshëm, përmbajtja e të cilëve ishte e shprehur qartë në protokollin e sistemit VAR, tashmë i përfshirë zyrtarisht në Rregulloren e Lojës.

Pas përfundimit të protokollit të VAR-it arbitrat/asistentët filluan praktikën përballë pajisjes së VAR simulatorit, duke bërë të mundur marrjen e njohurive të para rreth funksionimit dhe vendimmarrjes me anë të teknologjisë.

Ky trajnim do të pasohet nga shumë të tjerë deri në momentin e certifikimit të personave, të cilët do të bëjnë të mundur përdorimin e këtij sistemi në edicionin 2021 – 2022.

Në komunitetin e futbollit shqiptar, Enea Jorgji është i certifikuar si arbitër VAR, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë certifikuar si AVAR, me kurset që ato kanë bërë në dy vitet e fundit pranë UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco