Tirana me fat, Dinamo Tbilis rrezikon të humbasë lojtarin më të rëndësishëm

Tirana me fat, Dinamo Tbilis rrezikon të humbasë lojtarin më të rëndësishëm

14:33, 11/08/2020

Dinamo Tbilisi , rivalja e Tiranës në turin e parë të kualifikueseve në Ligën e Kampionëve , do të mbeten pa lojtarin e tyre më të mirë në ditët e ardhshme!

Kapiteni dhe mesfushori i skuadrës gjeorgjiane, Nike Ninua pritet të transferohet te klubi i Paok-ut në Greqi.

Sipas medieve gjeorgjiane, 21 vjeçari e ka arritur akordin me skuadrën greke dhe ditën e nesërme pritet të transferohet të Paok, për shifrën e 900 mijë eurove.

Ninua shihet si një ndër talentet e futbollit gjeorgjian. Karriera e tij futbollistike është e lidhur vetëm me skuadrën e Dinamos së Tbilisit, ku sezonin e kaluar ndihmoi klubin të fitonte kupën e kampionatit me tetë gola të shënuar. (syri.net)

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco