FOTO/ Brad Binder bëhet piloti i parë nga Afrika e Jugut që fiton një garë në Moto GP

FOTO/ Brad Binder bëhet piloti i parë nga Afrika e Jugut që fiton një garë në Moto GP

16:45, 09/08/2020

Brad Binder është bërë afrikanojugori i parë që merr fitoren e parë në MotoGP, në çmimin e madh të Republikës së Çekisë.

Piloti nga Afrika e Jugut la mbrapa Franko Morbidelin, ndërsa podiumin e mbylli Johan Zarko.

Vend i pestë për Valentino Rosin që bëri një garë mjaft të mirë pasi rikuperoi shumë vende gjatë garës.

Ka zhgënjyer sërish Kuartararo, i cili e mbylli garën vetëm në vendin e 7-të, pas krahëve të Oliverës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco