Edin Dzeko në 'radarët' e klubit të njohur italian

Edin Dzeko në 'radarët' e klubit të njohur italian

11:19, 04/07/2020

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko është objektiv i Juventusit në këtë merkato verore.

Sipas “TuttoSport”, Maurizio Sarri dëshiron në skuadër një numër 9-tësh, duke parë që Gonzalo Higuain me shuëm gjasa do të largohet në fund të sezonit.

Media italiane raporton se drejtuesit e klubit bardhezi do të përmbushin dëshirën e Sarrit për të sjell në Torino, Dzekon, një lojtar që ai e ka admiruar gjithmonë.

Dzeko, që në mars mbushi 34 vjet, ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar nëntë asiste në 35 ndeshje këtë edicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco