VIDEO/ Tirana bëhet gati për rinisje, dezinfekton ambientet e stadiumit

VIDEO/ Tirana bëhet gati për rinisje, dezinfekton ambientet e stadiumit

18:53, 16/05/2020

Pas dritës jeshile të marr nga Ministria e Shëndetësisë, klubet shqiptare të futbollit po bëjnë përgatitjet e fundit për të rifilluar aktivitet sportive.

Së fundmi ka postuar në faqen zyrtare pamje në të cilat dallohet nisja e dezinfektimit të stadiumit “Selman Stërmani”, duke nisur që nga shkallët e deri në ambientet e brendshme.

E njëjta procedure është zbatuar edhe në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Tashmë është konfirmuar se ditën e hënë, më datë 18 maj ekipet do të kenë mundësi që të rinisin stërvitjen, teksa duhen zbatuar masat e parashikuara anti-COVID-19.

Krahas rifillimit të stërvitjes, pritet tashmë një vendim përfundimtar nga ana e qeverisë, nëse do të miratojë apo jo datën 3 qershor si ditën e rifillimit të Kategorisë Superiore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco