Milani nis kontaktet me agjentin e Thiago Silvës

Milani nis kontaktet me agjentin e Thiago Silvës

10:05, 28/02/2020

Milani ka një nga skuadrat më të reja në gjithë Serie A dhe përvoja në disa momente më të vërtetë ka bërë diferencën.

Diferenca te Milani ka filluar të vërehet pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic në janar, misioni i të cilit është ngritja e vetëbesimit në të gjithë skuadrën.

Kjo i ka shërbyer Milanit që të kuptojë se për të përmirësuar skuadrën është e domosdoshme edhe përvoja në skuadër, që do t’i ndihmonte të rinjtë, dhe për merkaton e verës ata po synojnë të sjellin ish-mbrojtësin e tyre, Thiago Silva.

Lojtari përmbush kontratën me PSG-në në qershor dhe largimi nga kampionët e Francës është tashmë i sigurt.

Mediat në Itali bëjnë të ditur se Milani ka nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit, duke kërkuar rikthimin e Silvas në “San Siro”.

Pikërisht nga Milani, Silva ishte transferuar te PSG-ja, së bashku me Zlatan Ibrahimovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco