Conte tregon çfarë u tha lojtarëve kur Interi pësoi gol nga Ludogorets

Conte tregon çfarë u tha lojtarëve kur Interi pësoi gol nga Ludogorets

08:41, 28/02/2020

Interi fitoi edhe ndeshjen e dytë me Ludogorets, duke përmbysur rezultatin nga 1-0 për bullgarët në 2-1.

Trajneri Antonio Conte shijon kualifikimin në 1/8-at e Ligës së Europës, teksa tha: “Pas golit të pësuar menjëherë, u përpoqa të tregohem i qartë me lojtarët. Me pak fjalë, iu drejtova: ‘Duhet të arkivojmë kualifikimin’. Dhe mendoj se në fund më kuptuan”.

Tani trajneri zikaltër tashmë fokusohet te sfida kundër Juventusit.

“Të dielën na pret një përballje e rëndësishme, por e kam thënë edhe më përpara se vetëm në fund të këtij cikli do arrijmë të kuptojmë se sa larg jemi nga fitorja e titullit”, deklaroi Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco