Pep Guardiola 'thumbon': Kënaqësi e madhe të fitosh në ‘Bernabeu’

Pep Guardiola 'thumbon': Kënaqësi e madhe të fitosh në ‘Bernabeu’

09:40, 27/02/2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur i lumtur pas fitores 2-1 në transfertë kundër Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Champions League.

Trajneri spanjoll ka marrë një kënaqësi të madhe pas suksesit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

“Gjëja më e rëndësishme është mënyra se si kemi luajtur. Ne u përpoqëm të fitonim ndeshjen, dhe bëmë atë në këtë stadium, por kjo ishte vetëm pjesa e parë, nuk janë tre pikë, dhe një skuadër mund të kapërcejë këtë situatë”, ka deklaruar Guardiola.

“Ne krijuam mundësi. Courtois luajti më të vërtetë mirë. Por për përvojën time, në këtë garë nuk mund të kontrolloni gjithçka në 90 minuta”.

“Të fitosh në Bernabeu është një kënaqësi e madhe. Ne nuk jemi mësuar me rezultate të tilla dhe kjo na thotë se mund të shkojmë në çdo stadium dhe të fitojmë”, përfundoi strategu spanjoll.

Në minutën e 78' Gabriel Jesus barazon rezultatin 1-1, ndërsa për fitoren e "qytetarëve" mendoi Kevin De Bruyne (83'), i cili realizoi nga penalltia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco