VIDEO/ Bayern i shpëton turpit, Lewandowski shënon dy minuta nga fundi!

VIDEO/ Bayern i shpëton turpit, Lewandowski shënon dy minuta nga fundi!

22:23, 21/02/2020

Bayern Munchen nuk fal pikë në “Allianz Arena”.

Bavarezët fitojnë me vështirësi 3-2 ndaj Paderbornit që renditet në vendin e fundit në Bundesliga.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Serge Gnabry, kur në minutën e 25’ shfrytëzonte asistimin e dhënë nga Corentin Tolisso. Miqtë reaguan me anë të Dennis Srbeny, një minutë para fundit të pjesës së parë.

Robert Leëandoëski u kujdes që të rikthente avantazhin e Bayern,2-1, duke tundur rrjetën e kundërshtarit në minutën e 70’. Pesë minuta më vonë, skuadra ku aktivizohet Gjasula befasuan përsëri, duke shënuar me anë të Steven Michel, por këtu nuk përfundoi drama.

Golin e fitores për Bayernin e realizoi Robert Lewandowski 2 minuta nga fundi i takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco