Takaj pranon vonesat e pagave: Bojkoti i futbollistëve ishte veprim i gabuar!

Takaj pranon vonesat e pagave: Bojkoti i futbollistëve ishte veprim i gabuar!

19:42, 11/12/2019

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka reaguar pasi lojtarët morën vendimin që të bojkotonin stërvitjen për shkak se prej disa kohësh nuk kishin marrë rrogën.

Në një prononcim për mediat, numri një i klubit korçar, ka pranuar vonesat e pagave për lojtarët, por nga ana tjetër, ka theksuar se nuk ishte momenti për të bërë një shfaqje të tillë, që dukshëm prish jo pak imazhin e Skënderbeut.

Megjithatë, sot Takaj ishte në Korçë për të sqaruar situatën me futbollistët, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e marrjes së masave.

Nga se erdhi kjo situatë e bojkotit?

“Situata erdhi për shkak se futbollistët kishin disa vonesa me pagesat dhe ata kanë të drejtat e tyre. U zgjidh si situatë pasi nuk ishte e pazgjidhshme. Diskutuam edhe me ekipin dhe tashmë jemi në rregull.

Ky ishte një nxitim dhe lojtarët u nxituan. Më saktë ishte mos koordinim nga pjesa e mungesës së informacionit. Ne jemi si një familje dhe nuk duhej të kishte bojkot për të dëmtuar imazhin e Skënderbeut .

Do të merren masa ndaj futbollistëve? “Nuk po flasim për masa por një nxitim për futbollistëve. Futbollistët të reagojnë vetë në fushën e lojës. Çdo gjë tashmë është sqaruar”, tha ndër të tjera Takaj.

Deklarata e Ardjan Takajt: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco