Futbolli shqiptar në zi, shuhet mjeshtri Miço Papadhopuli

Futbolli shqiptar në zi, shuhet mjeshtri Miço Papadhopuli

10:20, 16/10/2019

Futbolli shqiptar ka marrë sot një lajm të hidhur. Është ndarë nga jeta një prej ikonave, Miço Papadhopuli.

Legjenda e klubit të Partizanit pak ditë më parë bëri 86 vjeç.

Papadhopuli konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë të historisë së klubit Partizani, por edhe të futbollit tonë.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950-1960, duke fituar 6 herë titullin kampion, teksa ka qenë edhe kapiten i të kuqve.

Gjatë karrierës së tij, Papadhopuli ka qenë pjesë e Kombëtares, teksa më pas ai ka patur detyra drejtuese, si shef teknik i Federatës, përgjegjës i sektorit të futbollit të Federatës dhe president i Federatës në vitin 1998.

Ai u vlerësua me titujt Mjeshtër i Madh, Mjeshtër i Merituar Sporti, si dhe President Nderi i Federatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco