Rëndohet gjendja e Dinamos, largohet përfundimisht trajneri Allmuça

Rëndohet gjendja e Dinamos, largohet përfundimisht trajneri Allmuça

15:46, 14/10/2019

Dinamo e ka nisur si mos më keq këtë sezon teksa në këto katër javë të para të kampionatit ka koleksionuar vetëm një pikë dhe tre humbje.

Situata është tepër e rëndë për kryeqytetasit, të cilët edhe në këtë sezon nuk kanë asnjë plan për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Së fundmi edhe trajneri Igli Allmuça është larguar përfundimisht nga drejtimi i dinamovitëve.

Tekniku e kishte dorëzuar dorëheqjen në klub para disa ditëve, megjithatë u vendos që të qëndronte në stol edhe për takimin e kësaj jave ndaj Erzenit.

Por, mesa duket tekniku Allmuça e ka pasur të pamundur të vazhdojë në këto kushte dhe klubi nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale ka komunikuar largimin e tij.

Tashmë, gjendja është edhe më e rënduar, ndërsa klubi duhet të mendojë për timonierin e ri, i cili do të pranojë detyrën e vështirë për të drejtuar Dinamon dhe për ta shpëtuar nga gremina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco