Përfundojnë ndeshjet e sotme, këto janë rezultatet në eliminatoret e 'Euro 2020'

Përfundojnë ndeshjet e sotme, këto janë rezultatet në eliminatoret e 'Euro 2020'

22:57, 13/10/2019

Ditën e diel u luajtën të tjera ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Gjermania është pranë kualifikimit. Të besuarit e Joachim Loë fituan me rezultatin 3-0 në transfertë kundër Estonisë, ku vlen të theksojmë që pjesën më të madhe të lojës ‘Panzerat’ e zhvilluan me 10 lojtarë për shkak se Emre Can u ndëshkua me kartonin e kuq.

Ilkay Gundogan (52’ 58’) dhe Timo Ëerner (71’) shënuan në fitoren e Gjermanisë që tashmë mban Hapin e Holandës kryesuese të Grupit C me nga 15 pikë secila.

Ndërkohë, Uellsi barazoi 1-1 përballë Kroacisë. Skuadra e udhëhequr nga Gareth Bale ka zvogëluar gjasat për një kualifikim të mundshëm në këtë kompeticion. Nikola Vlasic (9’) realizoi për kroatët, ndërsa Gareth Bale (45’) vulosi rezultatin përfundimtar.

Kroacia mban vendin e parë në grupin E me 14 pikë, kurse Uellsi në vendin e katërt me 8 pikë.

Këto janë të gjitha rezultatet e ditës së sotme:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco