VIDEO/ Ngacmoi një vajzë, dalin pamjet e rrahjes së ish-lojtarit të Chelsea-t

VIDEO/ Ngacmoi një vajzë, dalin pamjet e rrahjes së ish-lojtarit të Chelsea-t

13:11, 21/09/2019

Ish- lojtari i Chelsea-t, Danny Drinkwater u rrah barbarisht në një klub nate, pasi kishte ngacmuar një vajzë.

Ngjarja bëri bujë në mediat angleze, të cilat së fundmi kanë nxjerrë dhe video nga momente të asaj ngjarjeje.

Aty shihet mesfushori i cili tashmë luan për Bërnlein, duke bërë sherr me një person tjetër. Si pasojë e këtij sherri, 29-vjeçari ka marrë goditje shumë të mëdha në fytyrë, që e bënë atë të mos njihej.

Thuhet se pas sherrit që ndodhi brenda në lokalin e natës, rojet e kanë nxjerrë Drinkwater-in jashtë dhe aty ka ndodhur e gjithë e keqja për lojtarin, pasi disa persona ishin duke e pritur aty dhe menjëherë e kanë goditur atë duke e bërë për vdekje. Për më shumë shikoni videot e sherrit brenda në lokal:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco