Valverde: Prezenca e Messit ndryshon gjërat në repartin e sulmit!

Valverde: Prezenca e Messit ndryshon gjërat në repartin e sulmit!

19:38, 20/09/2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur për gjendjen aktuale të Leo Messit.

Argjentinasi luajti rreth 30 minuta në ndeshjen kundër Borussia Dortmund, por nuk arriti të lërë shenjë në duelin e vlefshëm për Champions League.

“Edhe pse kishte kohë që mungonte, Messi luajti mirë kundër Dortmundit. Shpresoj që ai të ketë minuta të mira edhe në ndeshjen e La Liga-s. Ai na jep shumë garanci...” ka thënë Valverde.

“Prezenca e tij ndryshon gjithçka në fazën ofensive. Do të shohim se kush do të luajë në sulm kundër Granadas”, përfundoi ai.

Në rast se luan kundër Granadas, Messi do të bëjë debutimin e tij në La Liga për sezonin e ri 2019/20.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco