VIDEO/ Lëvizja e magjike e Manajt po ‘çmend’ UEFA-n, ja vlerësimi për sulmuesin shqiptar

VIDEO/ Lëvizja e magjike e Manajt po ‘çmend’ UEFA-n, ja vlerësimi për sulmuesin shqiptar

09:54, 12/09/2019

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 në “Elbasan Arena” me Islandën, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve në Grupin H eliminator të “EURO 2020”.

10 shtatori i vitit 2019 do të mbahet mend gjatë edhe nga Elseid Hysaj, i cili me shiritin e kapitenit në krah shënoi golin e tij të parë me fanellën kuqezi.

Shqipëria po bie gjithnjë e më shumë në sytë e UEFA-s, dhe diçka të tillë organizmi më i lartë europian për klube, nuk ngurron t’ia shfaqë publikut.

Pas finteve të Keidi Bares në ndeshjen ndaj Francës, tashmë është sërish faqja zyrtare e Europianit 2020 në “Facebook”, që ka publikuar pasimin me takë të Rei Manajt, që solli golin e Elseid Hysajt në takimin ndaj Islandës.

Pasimi i Manajt është zgjedhur si lëvizja më e bukur e ditës nga faqja e UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco