Sindrit Guri shënon në miqësoren e Ostendes

Sindrit Guri shënon në miqësoren e Ostendes

22:11, 16/07/2019

Sindrit Guri duket se ka ende një mundësi tek ekipi i Ostendes në Belgjikë.

Në miqësoren e ditës së sotme përballë Varegem, shkodrani ishte pikërisht protagonist.

Guri i dha barazimin ekipit të tij, me një gol në minutën e 56-të, teksa më parë ishte Varegem që kishte kaluar në avantazh në minutën e 45-të me Bjordal.

Ky ishte goli i parë për ish-sulmuesin e Kukësit, në këtë fazë përgatitore për sezonin e ri, teksa ai po përpiqet që të zërë një vend në formacion për edicionin që pritet të nisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco