Louis van Gaal: Është e tmerrshme! Ajax ia dhuroi finalen Tottenhamit

Louis van Gaal: Është e tmerrshme! Ajax ia dhuroi finalen Tottenhamit

14:23, 09/05/2019

Ish-trajneri i Ajaxit, Louis van Gaal ka kritikuar skuadrën holandeze për atë eliminim tragjik nga Champions League.

Ish kampioni i Europës në vitin 1995, tashmë në rolin e analistit, Van Gaal mbeti i tronditur nga ajo që pa dje dhe nuk e fshehu zhgënjimin e tij.

"Është e tmerrshme. Tottenhami meriton admirim maksimal për kurajon që tregoi dhe për faktin që besoi deri në fund, por Ajax gaboi totalisht, e dhuroi finalen.

"Kjo humbje është e pabesueshme, e pafalshme. Në pushim të ndeshjes Ajax kryesonte 2-0 dhe ishte avantazh mëse i merituar.

"Në pjesën e dytë Tottenhami rrezikoi gjithnjë e më shumë dhe hodhi në fushë gjithë sulmuesit që kishte. Aty gaboi Ajax, sepse bëri zgjedhjet e gabuara në zotërimin e topit në atë fazë", tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco