Po i kërkohet largimin, Allegri pas titullit: Ky është vendimi im...

Po i kërkohet largimin, Allegri pas titullit: Ky është vendimi im...

22:17, 20/04/2019

Massimiliano Allegri fitoi titullin kampion të pestë radhazi në stolin e Juventusit, që ishte njëkohësisht edhe i teti radhazi për bardhezinjtë, që kanë dominuar futbollin italian në vitet e fundit.

Natyrisht 5 skudeto radhazi nuk mund të zbehen aspak nga eliminimi i bardhezinjve në Champions, ndaj Allegir ka arsye për të festuar titullin kampion me skuadrën e tij.

“Është një sezon i jashtëzakonshëm, pasi të fitosh nuk është asnjëherë e lehtë. Arritëm një objektiv mjaft të rëndësishëm, ndonëse më vjen keq për eliminimin nga Champions të martën në mbrëmje”, tha Allegri.

E ardhmja e tij është një nga çështjet e klubit bardhezi këtë verë, ndonëse vetë tekniku dhe presidenti Agnelli pranuan vijimin e bashkëjetesës edhe për sezonin e ardhshëm.

“Po, do të vijoj të jem te Juvja, por duhet të ulemi dhe të programojmë të ardhmen, bashkë me drejtuesit”, tha Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco