Ronaldo zbulon nëse do t’i bashkohet Zidanes te Reali i Madridit

Ronaldo zbulon nëse do t’i bashkohet Zidanes te Reali i Madridit

14:34, 12/03/2019

Hapi i parë për të rikthyer Realin e madh, erdhi ditën e djeshme, kur Florentino Perez bindi Zidane të rikthehet në stolin madrilen, ndërsa kaq ka mjaftuar që mediat në Itali dhe Spanjë të fillojnë aludimet për rikthimin e bujshëm të Cristiano Ronaldos.

Por në një prononcim për “DAZN”, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me rikthimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

 “Jam i lumtur në Itali në një kampionat kaq sfidues. Bilanci është shumë pozitiv në nivel personal ndihem mirë”, deklaroi Ronaldo.

“Ndihem i adaptuar në Kampionatin italian, është një kampionat i vështirë madje mund të them më i vështiri për sulmuesit”, vijoi ai.

“Një Kampionat me shumë kualitet, nuk e kam pritur që Kampionati italian ta ketë këtë kualitet. Ndihem i lumtur, familja ime dhe fëmijët janë të lumtur. Gjithçka është pozitive”, u shpreh Ronaldo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco