Coutinho kërkon largimin, klubi nga Premier League gati 115 milionë euro

Coutinho kërkon largimin, klubi nga Premier League gati 115 milionë euro

10:17, 12/03/2019

Philippe Coutinho po kalon një situatë të vështirë te skuadra e Barcelonës.

Mediat spanjolle raportojnë se nga të gjithë në Barcelonë, vetëm trajneri Ernesto Valverde ka ende besim te Coutinho i cili kohët e fundit ka bërë paraqitje të dobëta.

Fishkëllimat nga tifozët në “Camp Nou”, në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos, kanë bërë që Coutinho të vendosë të largohet.

Tabloidi britanik, “The Mirror”, pretendon se Manchester United është e gatshme të shpenzojë plot 115 milionë euro për të transferuar Philippe Coutinhon.

E njëjta gazetë raporton se Coutinho tashmë ka biseduar me disa futbollistë të Manchester Unitedit dhe u ka thënë atyre se dëshiron rikthimin në Premier League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco