Rey Manaj sakrifikon pas dëmtimit, stërvitet me këmbë të fashuar

Rey Manaj sakrifikon pas dëmtimit, stërvitet me këmbë të fashuar

13:39, 21/02/2019

Rey Manaj po tregon te Albacete se është një futbollist që nuk di të dorëzohet dhe dëmtimet nuk mund ta mbajnë larg fushave të blerta.

Pak ditë më parë, ai u dëmtua në stërvitje me skuadrën e tij, pasi u përplas fort me Sullei Muntarin dhe u detyrua që të largohej nga stërvitja për të marrë ndihmën mjekësore.

Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares duket se po e mendon seriozisht ndeshjen e radhës në kampionat dhe së fundmi ka dalë sërish në stërvitje me skuadrën e tij.

Ai ka fashuar këmbën e dëmtuar dhe është stërvitur normalisht me skuadrën e tij, ndërkohë që do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat.

Kjo nuk është hera e parë e Manajt që paraqitet në stërvitje i fashuar dhe që vendos të sfidojë dëmtimin duke qenë se pak javë më parë pësoi një dëmtim horror në fytyrë dhe menjëherë kërkoi një maskë në mënyrë që të luante në ndeshjen e radhës në kampionat, pavarësisht nga dëmtimi i pësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco