Morati: Nuk është momenti për të larguar Spallettin

Morati: Nuk është momenti për të larguar Spallettin

23:51, 01/02/2019

Nëse ka një njeri që njeh Interin në çdo detaj të tij, ai është Masimo Morati.

Ish-presidenti i zikaltërve, edhe pse nuk ka më funksion drejtuesi në klub, është i qartë për atë që po kalon skuadra dhe shpesh jep këshillat e tij se si duhen trajtuar situata të ndryshme, si kjo që ka vënë në diskutim edhe të ardhmen e Luciano Spallettit.

“Nuk është hera e parë që arrijmë në janar dhe ndodh kjo periudhë ku i përjetojmë gjërat qetë dhe kemi mungesë përqendrimi. Nuk është e lehtë të gjesh arsyen e vërtetë, por ata në klub do ta dinë”, shpjegoi ai për RAI, ku foli edhe për diskutimet rreth Spallettit dhe Contes.

“Në këtë moment nuk është e lehtë të gjesh trajnerë në qarkullim, ndaj pse duhet ndryshuar tani? A mund të gjendet një trajner me ADN më zikaltër se Conte? Nuk di se ku mund ta gjejnë. Është Simeone, por edhe Conte është një trajner i mirë. I mirë ishte edhe Spalletti, e rëndësishme është që të sillen mirë kur janë këtu”, tha ish-presidenti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco