Igli Tare gati të transferojë 'yllin' e Chelseas, Hysaj i vjen në 'ndihmë'

Igli Tare gati të transferojë 'yllin' e Chelseas, Hysaj i vjen në 'ndihmë'

17:48, 11/01/2019

Lacio është në kërkim të një mbrojtësi dhe prioritet për italianët është mbrojtësi i Çelsit, David Zapakosta i cili duket se nuk po gjen më hapësira në kampionatin anglez dhe nuk është i preferuari i Sarrit.

Në kushte të tilla, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare synon që të sigurojë shërbimet e tij gjatë merkatos së janarit.

Megjithatë, gjithçka duket e vështirë duke qenë se Sarri nuk mund të lejojë që të largohet Zapakosta, pasi mund të jetë një alternativë në mbrojtje në raste emergjente. Blutë e Londrës do ta lejonin Zapakostën të largohej, vetëm në rast se tek ata shkon një mbrojtës tjetër.

Ndërkohë, Hysaj është një nga dëshirat e mëdha të Sarrit dhe nëse ai arrin të transferohet në Londër këtë merkato, atëherë gjithçka do të ishte e lehtë për dëshirën e Tares.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco