Gattuso pranë shkarkimit, ky trajner po synon të marrë drejtimin e Milanit

Gattuso pranë shkarkimit, ky trajner po synon të marrë drejtimin e Milanit

22:45, 23/10/2018

Tek Milani ka zhgënjim shumë të madh për humbjen në derbi, dhe fajtori kryesor konsiderohet trajneri Gennaro Gattuso. Për këtë arsye, nëse nuk do të ketë një kthesë të rezultateve gjatë ndeshjeve të ardhshme, është Roberto Donadoni ai që pritet të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Pavarësisht se drejtuesit dëshirojnë të vazhdojnë me Gattuson, nëse rezultatet nuk vijnë, atëherë do të vazhdohet menjëherë me pistën Donadoni. Bëhet fjalë për një tjetër ish-futbollist të madh të ekipit milanez, i cili në këtë mënyrë superon alternativën e Antonio Contes. Ish-tekniku i Juventusit dhe Chelseat ende nuk ka zgjidhur kontratën me londinezët, por gjithashtu flitet se shumë shpejt mund të marrë drejtimin e Realit të Madridit.

Pavarësisht se nuk ka pasur asnjëherë përvojë me një ekip të madh, Donadoni ka ditur të marrë rezultate nga skuadrat e tij, duke prodhuar edhe lojë të bukur. Vend i 9 me Livornon në sezonin 2004-2005, shpëtoi Cagliarin nga rënia në Serinë B në sezonin 2010-2011, si dhe një shpëtim i qetë me Bolognan në 2015-2016.

Kur ishte lojtar, Donadoni fitoi gjithçka me fanellën e Milanit, ku ishte një futbollist kyç si në drejtimin e Arrigo Sachit, ashtu edhe në atë të Fabio Capellos. 6 kampionate italiane, 3 Kupa të Kampionëve, 4 Superkupa të Italisë, 3 Superkupa të Evropës, si dhe 2 Botërore Klubesh.

Nga viti 2006 deri në 2008 ai kishte drejtimin e kombëtares italiane, me të cilën arriti deri në çerekfinalet e Kampionatit Evropian. Në atë fazë, Italia u eliminua me penallti nga Spanja, që më pas fitoi kompeticionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco