Ramos i kalon të gjithë, ja rekordi që vendos në Champions

Ramos i kalon të gjithë, ja rekordi që vendos në Champions

00:06, 20/09/2018

Serxhio Ramos ka koleksionuar 4 Liga Kampionesh në 5 edicionet e fundit por kapiteni i Real Madrid ka hyrë vetëm sot në librin e rekordeve të këtij turneu. Në fakt, nuk është një rekord për t’u mburrur edhe shumë, pasi i përket numrit më të lartë të kartonëve të verdhë të regjistruar gjatë aktivitetit.

I ndëshkuar në ndeshjen kundër Romës, qendërmbrojtësi çoi në 37 numrin e kartonëve të verdhë në këtë aktivitet, shifër jashtëzakonisht e lartë. Deri më sot ai ndante rekordin me Pol Skolls, ish-mesfushorin e Mançester Junajtid, por tashmë mund të “mburret” se është i vetmi në majën e këtij klasifikimi të veçantë.

Kjo arritje i bashkohet atyre të viteve të kaluara, të cilat e bënë Ramos lojtarin më të ndëshkuar në historinë e Real Madrid, përfaqësueses spanjolle e së fundmi edhe të La Liga, ku që në shkurtin e vitit 2018 kaloi Alberto Lopo, i cili kishte marrë 162 kartonë të verdhë në karrierën e tij në kampioantin spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco