Pas Championsit, surprizat ndodhin edhe në Europa League. Një shqiptar në gjysmëfinale

Pas Championsit, surprizat ndodhin edhe në Europa League. Një shqiptar në gjysmëfinale

23:03, 12/04/2018

U luajtën edhe takimet e kthimit në Europa League, për fazën çerekfinale.

Salzburgu arriti një rezultat historik ndaj Lazios, teksa fitoi thellë 4-1 ndaj kryeqytetasve italianë në shtëpi, dhe me rezultat të përgjithshëm 6-5, u kualifikua për në gjysmëfinale.

Tre gola të njëpasnjëshëm në minutat 72’, 74’ dhe 76’ shtangën Strakoshën, që nuk i mbeti asgjë për të bërë, teksa derbi shqiptar fitohet nga Valon Berisha.

Arsenali barazoi në Rusi, përballë CSKA Moskë, me shifrat 2-2, por falë fitores 4-1 në ndeshjen e parë, siguroi edhe ai një biletë për në turin tjetër. Edhe pse me vështirësi, londinezët treguan karakter, dhe golat e Uellbek dhe Ramsei i shpëtuan.

Marseille përmbysi gjithashtu edhe Leipzigun. Francezët fituan 5-2 ndaj skuadrës gjermane, që kishte fituar minimalisht ndeshjen e parë, 1-0. Me këtë rezultat, Marseille arrin të kualifikohet për në gjysmëfinale.

Sportingu i Lisbonës fitoi në shtëpi, 1-0 ndaj Atletikos së Madridit, por vetëm një gol nuk i mjaftoi. 2 golat e ndeshjes së parë të spanjollëve, i shpëtuan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco