Një Hënë e rrallë blu e rrallë ndriçoi qiellin mbi Kaliforni këtë fundjavë.
Termi “blu” nuk lidhet me ngjyrën e satelitit të tokës, por hënën e dytë të plotë brenda një muaji kalendarik.
Sipas NASA-s, kjo ishte një “mikrohënë”, pasi ndodhej në pikën më të largët nga Toka, duke u dukur më e vogël se zakonisht.
Përveç Kalifornisë, fenomeni u pa qartë në mbarë Meksikën, Kanadanë dhe Evropën Jugore.
Hëna nuk duket blu me sy të lirë por ka nuanca portokalli, pasi ngjyra e saj percaktohet nga grimcat atmosferike.
Vetëm prania e pluhurit apo hirit vullkanik në atmosferë mund t’i japë asaj një nuancë të tillë.
Në kushte normale, ajo ruan ngjyrën e bardhë ose gri. Kjo dukuri e rrallë shënoi gjithashtu fundin e stinës së pranverës.
© SYRI.net