Ka qëndruar më pak se 1 vit Anxhela Paparizo në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Sot u prezantua drejtuesja e re të institucionit, Rudina Degjoni, e cila merr zyrtarisht drejtimin e spitalit më të madh universitar në vend.
Emërimi i Rudina Degjonit vjen pas lirimit nga detyra të ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të QSUT-së, Anxhela Paparizo e cila mori detyrën në shtator 2025.
Prezantimi u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.
Degjoni në 2020 ka pasur postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.
© SYRI.net