Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protestuesit me SPAK, SPAK me Ramën

SYRI TV/ Shtohen rastet e gripit të syrit në Elbasan, Xhamuça: Vetëkurimi gabimi më i rëndë

15:36, 16/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Alergjitë stinore kanë shtuar rastet e gripit të syrit në Elbasan. Mjekët raportojnë deri në katër raste në ditë dhe paralajmërojnë se vetëkurimi i qytetarëve shpesh e përkeqëson gjendjen, duke çuar në komplikacione që në disa raste kanë sjellë reduktim të shikimit për shkak të vonesave në trajtim. Gripi i syrit vihet re më shumë tek fëmijët, për shkak të përhapjes në kopshte dhe shkolla.

Stina e alergjive shoqërohet në shumë raste edhe nga konjuktiviti viral, ose gripi i syrit, siç njihet ndryshe. Mjekët okulistë në Elbasan thonë se kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar me viroza edhe për sytë, ku rastet e paraqitura me gripin e syrit arrijnë në katër në ditë, e në disa raste pacientët vijnë vonë, kur shenjat janë agravuar deri në vështirësi në shikim. Mjekja okuliste në Poliklinikën e Specialiteteve, Ardeida Xhamuca, sheh si shqetësim vetëkurimin e qytetarëve, të cilët në shumë raste e agravojnë problemin.

Mjekja apelon për kujdes me higjienën dhe mjekimin, pasi sëmundja është shumë ngjitëse.

Gripi i syrit është një infeksion viral që ngjitet përmes kontaktit me personat e prekur dhe shkakton skuqje të syve. Gripi i syrit vihet re më shumë tek fëmijët për shkak të përhapjes në kopshte dhe shkolla, ndërsa komplikacione nga viruset stinore ka pasur tek moshat e rritura.

Rastet e komplikacioneve të syrit prej virozave, ndonëse në pjesën më të madhe të tyre janë pa pasoja, disa të tjera kanë çuar deri në reduktim të shikimit për shkak të vonesave në trajtim apo vetëkurimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco