SYRI TV/ Fier, banorët e Frakullës ankohen për ndotjen nga përpunimi i mbetjeve urbane

14:01, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e zonës së Frakullës, ankohen për ndotjen që shkaktohet nga një vengrumbullim mbetjesh urbane, që përdoret nga anëtar të komunitetit rom për nxjerrje materialesh të riciklueshme. Sipas banorëve ankesat për ndotjen i kanë bërë deri në nivele të larta, por masa nuk janë marrë.

SYRI TV

Sipas banorëve, situata bëhet edhe më problematike kur mbeturinat grumbullohen në sasi të mëdha dhe bllokojnë rrugën.

Banorët thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë dhe policisë, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e problemit.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, pasi ndotja po u kthehet në problem shqetësues.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco