Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Rama fajëson algoritmin, shan e fyen shqiptarët

Vlora përsëri pa ujë brenda pak muajsh, njoftimi i ujësjellësit

Vlora përsëri pa ujë brenda pak muajsh, njoftimi i ujësjellësit

22:09, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qyteti i Vlorës është aktualisht pa furnizim me ujë të pijshëm, pas një defekti të rëndë të regjistruar në një prej tubacioneve kryesore të sistemit të ujësjellësit.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar se shkaku është një avari në tubacionin 500, pranë zonës ‘Miramare’, çka ka sjellë stakimin e të gjitha stacioneve të furnizimit me ujë në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, grupet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë dhe shmangien e problematikave të mëtejshme.

Njoftimi i Ujësjellësit të Vlorës:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në tubacionin 500, të furnizimit me ujë, pranë zonës ‘Miramare’, janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit.

Grupet e Degës Teknike janë angazhuar në terren dhe do të punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e avarisë në kohën më të shpejtë të mundshme, me qëllim shmangien e problematikave të mëtejshme në furnizimin me ujë.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në normalizimin e situatës.

Faleminderit për mirëkuptimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco