Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Rama fajëson algoritmin, shan e fyen shqiptarët

Vlorë, delfinët shoqërojnë turistët pranë Gjirit të Bristanit, shikoni pamjet

22:08, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Delfinët kanë shoqëruar dhe dhuruar spektakël në det për turistët që ishin duke shijuar gadishullin e Karaburunit, dhe ujin e kristaltë pranë Gjirit të Bristanit.

Turistë anglezë, gjermanë dhe francezë, të cilët po lundronin me një mjet lundrues tip gomone në këtë zonë, janë surprizuar nga prania e delfinëve që kanë ndjekur për disa minuta udhëtimin e tyre pranë brigjeve të Karaburunit.

Siç duket edhe në pamje, delfinët kanë shoqëruar mjetin lundrues, duke krijuar momente të veçanta për vizitorët e huaj që po eksplorojnë bukuritë natyrore të rivierës shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco