Kapriçot e motit rikthejnë borën në Kukës, zbardhen zonat malore

19:30, 30/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kapriçot e motit janë rikthyer në veri të vendit, duke sjellë reshje bore në zonat malore të qarkut të Kukësit. Pas reshjeve të shiut dhe rënies së ndjeshme të temperaturave, bora ka përfshirë lartësitë mbi 1000 metra.

Fshatra si Turaj, Breki, Shishtavec, Novosej, Borje, Shkinak dhe Buzmadhe janë zbardhur pasditen e sotme nga reshjet e dëborës.

Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve apo në jetën e përditshme të banorëve të zonës.

Autoritetet lokale po vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa kushtet atmosferike mbeten të paqëndrueshme në të gjithë veriun e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco