SYRI TV/ Karkaveci në Prrenjas tashmë i shpopulluar, të rinjtë janë larguar se nuk ka punë

17:55, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të moshuarit janë ata që kanë mbetur në fshatin Karkavec të Prrenjas. Të rinjtë janë larguar duke futur në hartën e shpopullimit edhe këtë zonë.

Ata pak banorë që kanë mbetur dhe janë të moshës së tretë shprehen se situata e vështirë ekonomike, mos pasja e një pune, apo edhe mungesa e infrastrukturës janë shkaqet që kanë detyruar të rinjtë të largohen nga vendi.

SYRI TV

Por pas gjithë problematikeve që hasin cdo dite, i shtohet edhe rritja e çmimit të naftes  duke ja vështirësuar me shumë jetesën.

Të vetmit banorë të mbetur, të moshës së tretë, thonë se çdo gjë është e vështirë, por fëmijët nuk kishin mundësi zgjedhjeje duke justifikuar edhe largimin e fëmijëve jashtë vendit. Por ata theksojnë se nëse situata nuk do të ketë përmirësim në fshat s’do të ngelë më asnjë banor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco