Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Flamingot' e Tiranës që po mundin bandat

‘Divorci kthehet në betejë hakmarrjeje’, Avokati: Procese që zgjasin deri në 7 vite dhe dëmtojnë fëmijët

09:31, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Proceset e divorcit në Shqipëri mund të kthehen në një kalvar të gjatë dhe të kushtueshëm, duke zgjatur shpeshherë deri në gjashtë apo shtatë vjet.

I ftuar në studion e “Kafe Shqeto” në Syri TV, avokati Esmerald Xhafa u shpreh se kjo zvarritje shpesh lidhet me ankimimet në Gjykatën e Apelit, të cilat në shumë raste përdoren për të shtyrë procesin dhe për të vështirësuar situatën për palën tjetër.

Ai theksoi se, përveç kohëzgjatjes, zgjidhja e martesës shoqërohet edhe me kosto të shumta financiare, nga tarifat gjyqësore te pagesat për avokatë dhe psikologë, që rëndojnë mbi çiftet.

Sipas tij, shqetësues mbetet fakti se në disa raste, ndërsa shpenzohen para për procese gjyqësore, neglizhohet detyrimi ushqimor ndaj fëmijëve, duke i kthyer këta të fundit në viktimat kryesore të konflikteve mes bashkëshortëve.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për vështirësinë në provimin e disa shkaqeve të divorcit, si dhuna psikologjike, dhe theksoi nevojën që vëmendja të përqendrohet më shumë te pasojat sociale dhe familjare që sjell zgjidhja e martesës.

Pjesë nga deklarata:

Gjashtë vjet, shtatë vjet zgjat nëse ankimohet në Gjykatën e Apelit, dhe kjo procedurë zgjatjeje është një metodë që përdoret nga bashkëshorti humbës i procesit, pasi në një zgjidhje martese humbasin të dy; nuk ka humbës dhe fitues. Për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortit tjetër, bëhet ankimimi në Gjykatën e Apelit, sepse dihet që do të zgjasë, edhe për shkak të ngarkesës, pasi Gjykata e Apelit punon me gjysmën e trupës gjyqësore që duhet të kishte dhe grumbullimi i çështjeve nga të gjitha gjykatat në një gjykatë apeli ka sjellë këtë mbingarkesë.

Edhe zgjidhja e martesës në vetvete ka një kosto, sepse shpesh thuhet se për shkak të kushteve ekonomike shkohet drejt zgjidhjes së martesës, ndërkohë që më pas duhet të bëhen edhe pagesa të tjera, të cilat, nëse do të kurseheshin nga njëri apo tjetri bashkëshort, mund të përdoreshin për një jetesë më të mirë. Ka kosto të tarifës gjyqësore, e cila është minimale, pagesa e avokatit, pagesa e psikologut, më pas ankimimi dhe pagesa e avokatit për përfaqësim në Gjykatën e Apelit. Këto janë kosto që një çift i përballon.

Por ajo që është për të ardhur keq është se këta bashkëshortë janë të gatshëm të paguajnë avokatin dhe psikologun, por nuk përmbushin detyrimin ushqimor për fëmijët e tyre. Pra, e përdorin ankimimin në Gjykatën e Apelit si një mjet për të marrë hak dhe për të vështirësuar jetën e bashkëshortit tjetër, duke përdorur edhe mosdhënien e detyrimit ushqimor.

Ne si shoqëri duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje pasojave të zgjidhjes së martesës, duke u fokusuar te fëmijët. Pra, duhet të merremi me pasojat që sjellin këto situata dhe jo thjesht me çiftin. Pasi çifti në vetvete u referohet shpesh arsyeve që nuk lidhen me qëllimin për të cilin është lidhur martesa. Shpesh përmendet dhuna, veçanërisht dhuna psikologjike, por është shumë e vështirë që gjykata të provojë nëse ka pasur apo jo dhunë psikologjike, pasi zakonisht janë vetëm dy bashkëshortët dhe nuk ka prova të tjera mbështetëse.

Ndryshe qëndron rasti i dhunës fizike, e cila mund të çojë në zgjidhjen e martesës, pasi jetesa bëhet e padurueshme dhe nuk mund të vazhdojë më. Por shumica e kërkesave për zgjidhje martese kanë shkaqe të cilat…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco