SYRI TV/ Pensionistët në kufijtë e mbijetesës: Çmimet galopante po na lënë pa ushqime dhe ilaçe

15:40, 21/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Pensionistët po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Ata shprehen se të ardhurat që marrin nuk mjaftojnë për të përballuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe nuk po plotësojnë dot nevojat minimale jetësore. Ndërsa premtimet e qeverisë për rritje të pensioneve, i cilësojnë mashtrime dhe propagandë, pasi pensionet e tyre kanë mbetur në nivelet e disa viteve më parë.

“Pensionistët mbeten një ndër shtresat e shoqërisë që vuajnë më së tepërmi vështirësitë ekonomike. Ata shprehen se pensionet janë të pamjaftueshme, sidomos gjatë kësaj periudhe kur çmimet kanë pësuar rritje të vazhdueshme”.

Kriza ekonomike ka prekur së tepërmi moshat e treta në vendin tonë. Për Syri Tv, pensionistët shprehen se po përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi të ardhurat që marrin nuk mjaftojnë për të përballuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

Sipas tyre, kjo situatë i ka çuar në kufijtë e mbijetesës, pasi pensionet janë të ulëta dhe nuk përputhen me realitetin e tregut.

Premtimet e qeverisë për rritje të pensioneve, ata i cilësojnë mashtrime të qeverisë që bëhen për efekt propagande.

Pensionistët kërkojnë nga qeveria rritje të qenësishme të pensioneve dhe më shumë vëmendje ndaj moshave të treta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco