Shishtaveci i ndotur! Mungesa e koshave dhe pastrimit përkeqëson situatën

Shishtaveci i ndotur! Mungesa e koshave dhe pastrimit përkeqëson situatën

13:48, 21/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shishtaveci, një nga perlat everiut të vendit, po përballet sot me një realitet krejt ndryshe.

Në vend të peizazheve të pastra që tërheqin vizitorë, zona është përfshirë nga ndotja e mbeturinave urbane, të shpërndara në shumë hapësira.

Situata rëndohet edhe më tej nga mungesa e koshave të mbeturinave dhe shërbimit të rregullt të pastrimit, duke e lënë zonën pa asnjë menaxhim bazë të mbetjeve.

Një tjetër problem shqetësues mbetet infrastruktura. Sipas kryetarit të fshatit Shishtavec, Mehmet Bala, rruga hyrëse e zonës, edhe pse ka pasur ndërhyrje, është dëmtuar dhe vështirëson lëvizjen.

Shishtaveci mban një peshë të rëndësishme në turizmin e Kukësit, por pa ndërhyrje konkrete, ndotja dhe problemet infrastrukturore rrezikojnë seriozisht të ardhmen e tij si destinacion turistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco