Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush janë drejtuesit e rinj të PD

SYRI TV/ Studentët e Shkodrës në mbështetje të RMV: Gjuha shqipe e drejtë themelore

15:45, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët në Shkodër kanë dalë në mbështetje të atyre të Maqedonisë së Veriut në një marshim paqësor. Ata shprehen se zhvillimi i mësimit në Gjuhë Shqipe është një e drejtë themelore, teksa kanë deklaruar se do ti mbështesin studentët në Shkup  në çdo formë të mundshme. Ata i kanë kërkuar kuvendit të miratojë një rezolutë që t’i drejtohet vendeve të Këshillit të Europës për të mbrojtur të drejtat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Syri TV

Një marshim sensibilizues kanë organizuar studentët e Shkodrës në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Një thirrje për solidaritet dhe përgjegjësi qytetare, në mbrojtje të një të drejte themelore, siç është zhvillimi i procesit arsimor në gjuhën shqipe. Studentët theksuan se mbështetja e tyre do të vijojë në çdo formë të mundshme.

Në marshim morën pjesë edhe qytetarë e përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre, e drejta e arsimimit është një e drejtë që mbrohet nga akte ndërkombëtare, ndërkohë i’u bë thirrje kuvendit të miratojë një rezolutë që t’i drejtohet vendeve të Këshillit të Europës për të mbrojtur të drejtat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Marshimi ishte i qete dhe nisi nga Truma deri tek godina e Bashkisë Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco