SYRI TV/ Bashkia e Korçës godet tregtarët u heq mallin nga fasada e dyqaneve

14:59, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në prag të festës së Pashkës, kur tregtarët kanë një rritje të shitjeve janë përballur me bashkinë e Korçës e cila u ka kërkuar te heqin nga fasadat e tyre mallin e ekspozuar. Tregtarët shprehen se nuk kanë pasur asnjë njoftim paraprak për këtë vendim të bashkisë, teksa deklarojnë se kjo situatë kur çmimet janë rritur dhe blerjet janë ulur, po i çon drejt falimentimit

Syri tv

Rreth 50 biznese të veshjeve në zonën e tregut maqedonas në Korçë kanë kundërshtuar ndërhyrjen e bashkise që u kërkon të heqin menjëherë mallrat e ekspozuara jashtë dhe çdo element të vendosur në fasadat e dyqaneve.  Sipas tregtarëve, ndërhyrja është bërë pa asnjë njoftim paraprak apo dokument zyrtar, si dhe pa një afat të qartë për zbatimin e kërkesave. Ata e konsiderojnë situatën të vështirë, veçanërisht në prag të festës së Pashkës, një periudhë që zakonisht shoqërohet me rritje të shitjeve.

Tregtarët paralajmërojnë se mosrespektimi i urdhrit mund të sjellë gjoba, çka i vendos përballë një presioni të shtuar financiar. Në këto kushte, një pjesë e tyre shprehen se rrezikojnë të mbyllin aktivitetin, ndërsa të tjerë e shohin si të vetmen zgjidhje largimin nga vendi për shkak të mungesës së alternativave të punësimit.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me këtë aksion dhe pretendimet e ngritura nga bizneset ndërsa bizneset kanë shkuar pranë këtij institucioni për të diskutuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco