Një fluks i lartë udhëtarësh është regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku shumë emigrantë shqiptarë po rikthehen në vend për festimet e Pashkëve.
Sipas autoriteteve shqiptare, janë marrë masa për përballimin e situatës, duke rritur numrin e sporteleve në funksion. Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje vetëm 1.
Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje, por pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata falë menaxhimit të sporteleve në kapacitet maksimal.
Ndërkohë, situata paraqitet më e vështirë në palën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë arritur deri në 1 orë e 30 minuta.
Autoritetet bëjnë me dije se situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa pritet që fluksi të rritet edhe më shumë në ditët në vijim.
© SYRI.net