Mot i qëndrueshëm dhe vranësira kalimtare, parashikimi për këtë të enjte

Mot i qëndrueshëm dhe vranësira kalimtare, parashikimi për këtë të enjte

07:12, 09/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. 

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forces 2-4 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco