Rastet me HIV në Elbasan kanë shënuar rritje këtë vit. Vetëm gjatë vitit 2025 janë konfirmuar 12 raste të reja të personave HIV pozitiv, krahasuar me 9 raste të regjistruara gjate vitit 2024.
Përgjegjësja e Zyrës së Këshillimit, Elena Bibaja, thekson se mënyra kryesore e transmetimit mbeten marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, ndërsa meshkujt përbëjnë numrin më të lartë të të prekurve ndër vite në qarkun e Elbasanit.
Përveç transmetimit përmes marrëdhënieve seksuale tradicionale të pambrojtura, një përqindje e konsiderueshme e rasteve të këtij viti lidhet me marrëdhëniet homoseksuale, si dhe me përdorimin e shiringave për injektimin e lëndëve narkotike e në anën tjetër sfida kryesore mbetet mungesa e kryerjes se testeve ne kohë.
Aktualisht, në Elbasan rezultojnë 136 persona të diagnostikuar me HIV/AIDS, prej të cilëve 53 janë femra dhe 83 meshkuj ndërkohë që gjatë vitit 2024 në total numri i të prekurve shkonte në 124.
© SYRI.net