Lajmi i fundit

Kuvendi/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë

SYRI TV/ Prilli, muaji i ndërgjegjësimit ndaj autizmit, prindërit kërkojnë mbështetje financiare

16:02, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Prilli, muaji i ndërgjegjësimit ndaj autizmit, këtë vit na gjen me shifra në rritje të individëve me çrregullim të këtij spektri. Ndërkaq, janë shtuar edhe sfidat për trajtimin, veçanërisht për të prekurit në moshë të rritur. Prindërit e fëmijëve me autizëm tregojnë sfidat më të shumta të kësaj kategorie, ndërsa ekspertët e shëndetit mendor flasin për nevojat më të shumta të tyre.

Me sfida të shumta hasen prindërit e fëmijëve me autizëm, të cilët veç shpenzimeve e terapive të shumta, vuajnë edhe plagën sociale të diskriminimit dhe mungesën e përkrahjes nga institucionet. Shqetësimi i tyre është veçanërisht kur individët e prekur nga çrregullimi i spektrit autik arrijnë në moshë adulte, pasi për ta nuk ka qendra të specializuara dhe mungon mbështetja.

Prindërit e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik kërkojnë më shumë mbështetje financiare dhe mundësi gjithëpërfshirje për këtë kategori. Elementë shqetësues për këtë kategori janë pengesat infrastrukturore, problemet me transportin publik, kufizimet në informacion dhe mungesa e ndërgjegjësimit nga shoqëria.

Prilli, muaji i ndërgjegjësimit ndaj autizmit, këtë vit na gjen me shifra në rritje të individëve me çrregullim të këtij spektri. Ndërkaq, janë shtuar edhe sfidat për trajtimin, veçanërisht për të prekurit në moshë të rritur. Ardita Gërmizi, Psikologe pranë Qendrës Rajonale për Autizmin në Shqipëri, në një intervistë për Syri Tv, foli për me nevojat kryesore të kësaj kategorie.

 Sa i takon ndërgjegjësimit, ajo thotë se ka pasur progres, megjithëse vlerëson se ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim.

1 në 31 fëmijë të moshës 8 vjeç preken nga ky çrregullim sipas të dhënave të CDC, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA. Ndërsa në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, të prekurit nga spektri i autizmit përbëjnë rreth 26% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco